• |
ide | kryesore

Emma bie në kundërshtim me fjalët e saj, i kundërvihet Beyonces!(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
MTV-VMAs-Beyonce-Performance.jpg



Gjithçka filloi kur revista Vanity Fair publikoi kopertinën e numrit të saj të Marsit, ku shfaqej aktorja britanike. Ndërkohë që kopertina nuk është shumë provokuese, disa nga fotot në brendësi e nxjerrin bukuroshen 26 vjeçare ashtu siç nuk e kishim parë kurrë më parë. Emma nxjerr shumë lëkurë dhe shumë gjoks, në një pozë realisht përvëluese. Në intervistën për Vanity Fair, ndër të tjera, ajo thotë “Nuk mund të më bëhej më pak vonë për të fituar një Oscar nëse filmi nuk do të kishte diçka që unë e ndjej të rëndësishmë për t’u thënë dhe për t’u dëgjuar nga njerëzit”. Ç’lidhje ka kjo me Beyoncen? Le të themi hipokrizia kolosale që ka pushtuar aktoren britanike në këtë set fotosh.Ajo kishte deklaruar se ndërkohë që tematika e këngëve të divës amerikane i fuqizonte shumë femrat, kamera dhe videoklipi ishin shumë mashkullore, të tipit se çfarë do donte një mashkull të shihte tek një femër. Dhe kjo, siç thamë, e kthen Emma-n në një hipokrite kolosale.