• |
ide | kryesore

SHBA-të fshehin shkaqet e vdekjes së ambasadorit rus Vitaly Churkin

Arkiva, Planet
53319E64-808A-4D74-A8C9-80DB111D5E24_cx10_cy16_cw90_w1023_r1_s.jpg



Vdekja e papritur e ambasadorit rus në OKB, Vitaly Churkin duket se ka shqetësuar Departamentin Amerikan të Shtetit, që ka udhëzuar shefin e Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Nju Jork të mos publikojë shkaqet e vdekjes së ambasadorit rus në Kombet e Bashkuara Vitaly Churkin.

Në një letër dërguar Zyrës Ligjore të Nju Jorkut, Misioni Amerikan në OKB njoftonte se qeveria ruse ishte ankuar për deklaratat e bëra në lidhje me ekzaminimin mjekësor të zotit Churkin.

Zyra e Mjekësisë Ligjore deklaroi se detajet e vdekjes do të trajtohen në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

“Imuniteti diplomatik i ambasadorit Churkin mbetet në fuqi pavarësisht vdekjes së tij”, thuhet në një deklaratë të Mjekësisë Ligjore.

Ndërkohë, një burim i Departamentit të Shtetit ka thënë për BBC, se rezultatet e autopsisë nuk do të publikohen në kuadër të një marrëveshjeje të arritur mes SHBA dhe OKB-së.

Churkin vdiq papritur në zyrën e tij në Nju Jork muajin e kaluar.

Churkin kishte shërbyer si ambasador në Kombet e Bashkuara që prej vitit 2006. Shkaqet e vdekjes së tij mbeten ende të paqarta. /LAPSI.AL/