• |
ide | kryesore

Kujdes me përdorimin e Ibuprofen, shton rrezikun e arrestit kardiak

Arkiva, Stil
Ibuprofen-tablets-011.jpg



Në një studim mbi Ibuprofen-in, është zbuluar se përdorimi i këtij ilaçi rrit rrezikun e arrestit kardiak me 31%.

Shkencëtarët e Universitetit të Copenhagen zbuluan se përveç ibuprofenit, ilaçe të tjera të ngjashme me të, si diclofenac, paraqet edhe më shumë rrezik për arrest kardiak, kur zemra ndalon papritur së qarkulluari gjak nëpër trup.

Gunnar Gislason, i cili drejtoi studimin tha se këto rezultate sjellin në vëmendje që këto ilaçe nuk janë të padëmshëm dhe se ibuprofeni duhet të shitet vetëm në farmaci, me sasi të limituar dhe me doza të vogla.

“Lejimi i shitjes së këtyrë ilaçeve pa recetë dhe pa asnjë këshillë apo kufizim, tejçon mesazhin që nuk janë të rrezikshëm”, shprehet Gislason, transmeton Tvklan.

Ai theksoi se ibuprofeni duhet të evitohet tek ata që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare.

Ky qetësues mjaft i zakonshëm dhe i përdorur në masë, në shumë shtete mund të blihet edhe në supermarkete apo dyqane, është një ilaç i njohur si jo – steroidal anti – inflamator (NSAID). /LAPSI.AL/