• |
ide | kryesore

Dashuria e re e Tom Cruise me 28 vjecaren (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
Tom-Cruise-smile.jpg



Që kur u nda nga Katie Holmes në 2012-ën, Tom Cruize nuk ka pasur asnjë lidhje të rëndësishme.

Por tani, aktori 54-vjeçar ka rënë në dashuri me bashkëprotagonisten e filmit “Mission: Impossible 6”, 28-vjeçaren Vanessa Kirby. Ai vendosi ta merrte në audicion pasi pa rolin e saj në serialin “The Crown”, sipas revistës “InTouch Weekly”.

Burime pranë Tom-it thonë se aktori, i cili në shkurt humbi nënën Mary Lee Pfeiffer, po kërkon dikë me të cilën të krijojë familje.“Ai u tha producentëve të tjerë të “Mission Impossible” se duhet ta kishte patjetër Vanessa-n në një rol të rëndësishëm për serinë e gjashtë të filmit.”, shprehen burimet.

Sapo u takuan në sheshxhirim, tregojnë se u dallua menjëherë kimia mes tyre. Kështu, Vanessa u përzgjodh për rolin.