• |
ide | kryesore

Pse dështoi samiti i OKB-së për armatimin atomik

Arkiva, Planet
5673f88bdd089539748b45e8-1920.jpg



Superfuqitë botërore duket se nuk e mendojnë dot armatimin e tyre pa sektorin tejet të rrezikshëm atomik.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka iniciuar një takim me pjesëmarrjen e 123 shteteve, për të diskutuar për ndalesën globale të armatimit atomik, por është vënë re bojkotimi nga fuqitë botërore i këtij takimi.  

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha para fillimit të këtye bisedimeve, se ndalesa do t’i çarmatoste shtetet “që përpiqen ta ruajnë sigurinë dhe paqen”, ndërsa “aktorët e këqinj” nuk do të nënshkruajnë ose nuk do të bashkëpunonin.

Dhe deri tani nuk ka reagime nga shtetet e tjera që e posedojnë armatimin atomik, si Rusia apo Kina. Me siguri për ambasadoren Haley, këto shtete janë “aktorët e këqinj”.

Ky samit është cilësuar si një formalitet që nuk pritet të sjellë rezultate, pasi vetë këto shtete nuk do të hiqnin kurrë dorë nga armatimi më i fuqishëm në sektorin e tyre ushtarak, armatim që i dha fund edhe Luftës së Dytë Botërore. /LAPSI.AL/