• |
ide | kryesore

Tusk ‘vajton’ largimin e Britanisë nga BE: Ju do na mungoni

Arkiva, Planet
donald_tusk.jpg



Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, duke folur në emër të të gjithë Bashkimit Europian i është drejtuar Britanisë së Madhe me fjalët: “Ju do na mungoni”, pasi mori letrën ku Londra njoftonte fillimin e Brexit.

Tusk kujtoi se gjysma e britanikëve kanë votuar për të qëndruar në Bashkimin Europian në referendumin e 23 Qershorit të vitit të kaluar.

Për këtë arsye dhe shumë të tjera, presidenti i Këshillit Europian është shprehur se kjo ditë nuk ka arsye për t’u dukur si një ditë e lumtur.

“Nuk ka asnjë arsye për t’u dukur sikur kjo është një ditë e lumtur, as për Brukselin as për Londrën”, tha Tusk me anë të një deklarate të shkurtër në Bruksel. /LAPSI.AL/