• |
ide | kryesore

FOTO/ Rama dhe Veliaj lënë darkën të ndarë nga Meta dhe Vasili

I pakategorizuar
ea50e13e-6.jpg



Edi Rama, Ilir Meta, Erjon Veliaj dhe Petrit Vasili dolën të heshtur nga darka ku qëndruan për rreth 4 orë tek Pazari i Ri. Nga restoranti dolën të parët Edi Rama dhe Erion Veliaj. Të dy kanë ecur disa metra deri aty ku i prisnin makinat dhe janë larguar pa dhënë asnjë prononcim për mediat. Më herët i kishin dhënë porosi truprojave të mbanin larg gazetarët dhe të shmangin fotot.
Rreth një minutë më pas kanë dalë nga restoranti Ilir Meta dhe Petrit Vasili. Megjithëse kanë shtrënguar duart me reporterët që i prisnin jashtë restorantit, edhe këto nuk kanë dhënë asnjë deklaratë. Pyetjeve nëse kishin një marrëveshje i janë shmangur me një buzëqeshje, duke lënë të paqartë nëse është arritur një marrëveshje mes palëve për një koalicion të ri në zgjedhjet e ardhshme.(Lapsi.al)