• |
ide | kryesore

(FOTO) Thomas Strakosha titullar tek Lazio deri në fund të sezonit

Arkiva, Sport
strakoshya-1-780x439.jpg



Mjekët e Lazios i kanë dhënë një lajm mirë portierit shqiptar, Thomas Strakoshës.

Duket se ka përfunduar sezoni për portierin italian, Federico Marchetti. Mjekët e klubit kanë bërë të ditur se portieri Italian ka ndrydhur gjurin në stërvitje. Marchetti gjatë gjithë sezonit konkurronte me Strakoshën për vendin e titullarit.

“Ai kishte filluar stërvitjet, por dje ndrydhi gjurin. Testet treguan se ka lënduar ligamentet, kështu që jemi duke menduar që rruga më e mirë është operimi, çka do të thotë se do të jetë jashtë fushave për disa javë”- deklaruan mjekët e klubit italian.

Strakosha kështu do të jetë titular në çdo ndeshje deri në fund të këtij sezoni. /LAPSI.AL/