• |
ide | kryesore

The Weekend dhe Selena Gomez drejt martesës (Foto)

Arkiva, Paparazzi
selena-gomez-the-weekend-1-22c8c811-86ea-41f2-a34c-bf19997cebfa.jpg



Lajme të reja kanë filluar të qarkullojnë për çiftin e konsoliduar tashmë, Selena Gomez dhe The Weeknd.

Burime të InTouch, bëjnë me dije se çifti ka nisur planet për një dasmë në muajin gusht dhe tani janë duke planifikuar për udhëtimet nëpër Europë në vende të tilla si liqeni Como në Itali, Venecia, Firence dhe Paris.

Po ashtu, mësohet se dasma do të jetë “intime” dhe të dy kanë planifikuar të ftojnë familjarët dhe miqtë e afërt.

Sipas miqve të ngushtë, dy këngëtarët po planifikojnë të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë në muajin gusht menjëherë pasi The Weeknd të ketë mbaruar turin botëror “Legend of the Fall 2017”.

“Selena e di tashmë se The Weeknd është shpirti i saj binjak dhe nuk do të humbë vite të tjera në pritje për t’u martuar”, janë shprehur burimet pranë çiftit.

Duket si një vendim i shpejtë duke pasur parasysh që lidhja e tyre ka vetëm disa muaj dhe se ata janë akoma shumë të rinj.