• |
ide | kryesore

(VIDEO) Ditëlindja e Monikës, Ilir Meta jetë nate me birra dhe cigare

Arkiva, Pikante
snip_20170410011441.png



Ilir Metën rrallë e keni parë kaq në qejf. Në ditëlindjen e 43-të të bashkëshortes, nuk është përmbajtur, por ka hequr kostumin e politikanit standard dhe me një gotë birrë në dorë ka shijuar orët e jetës së natës, në një nga lokalet e Tiranës.

Të ftuar në ditëlindjen e Monika Kryemadhit kanë qenë miq dhe gazetarë të çiftit, ndërsa atmosferën e nxehën të rinjtë e LRI-së me thirrjet për Ilir Metën.

Ndërsa fiku qiriun e vetëm të tortës, Monika Kryemadhi shprehu vetëm një dëshirë. Në prag zgjedhjesh nuk kishte si të ishte vetëm ajo: LSI forcë e parë.

Pasi ka nxehur gjakrat e të rinjve, këta filluan të thërrasin “Meta kryeministër” por kryetari ia ka bërë disa herë me dorë të mos e vazhdojnë këtë thirrje.