• |
ide | kryesore

FOTO/ Si u sulmua autobusi i Borussia Dortmund

Arkiva, Sport
bc3367f627cd2982b055d68e36209951.jpg



Tre shpërthime kanë ndodhur në afësi të autobusit të Borussia Dortmund pak para ndeshjes  që gjermanët duihet të luanin në Champions League me Monaco në 20.45 të së martës.

“Bild” shkruan se shpërthimet pranë autobusit kanë ndodhur 10 km nga stadiumi “Signal Iduna Park” ku do të luhej takimi. Sipas të njëjtave burime është lënduar lojtari spanjoll Marc Bartra që është dërguar me urgjencë në spital. E fejuara e lojtarit konfirmoi se ai është mirë por lojtarët kanë mbetur të shokuar.

Shkaqet e shpërthimit të ndodhur janë ende të paqarta, por “Bild” shkruan se mund të jetë hedhur lëndë shpërthyese në drejtim të autobusit ose ajo është vendosur në rrugë. Nën masa të forta sigurie lojtarët u dërguan në stadium ndërsa po hetohet çfarë e shkaktoi shpërthimin.

Klubi gjerman i Borussia Dortmund ka reaguar pas shpërthimeve të ndodhura pranë autobusit të tyre ndërsa UEFA njoftoi zyrtarisht se ndeshja do të luhet të mërkurën në të 18.45.

Champions League, tre esplosioni vicino al bus del Borussia Dortmund: Bartra tra i feriti Champions League, tre esplosioni vicino al bus del Borussia Dortmund: Bartra tra i feriti