• |
ide | kryesore

Rusia, përfundimisht jashtë Eurovizionit

Arkiva, Paparazzi
e4cc89a0b308faac762aebe6062fc468_L.jpg



Kanali Channel One, që ka të drejtën e transmetimit të këtij spektakli, ka vendosur të mos e transmetojë festivalin që do të mbahet muajin tjetër në Kiev.

“Fatkeqësisht, ky vendim i Channel One, shuan përfundimisht shpresat për pjesëmarrjen e rusisë në Eurovision”, u shpreh një zyrtar i Europe Broadcasting Union (EBU). Producentët e festivalit ishin duke negociuar me Ukrainën për lejimin e këngëtares ruse, por edhe duke vlerësuar mundësinë e performancës së këngëtares ruse Samoilova, nga Rusia, në lidhje satelitore. Vendimi për mostransmetimin e festivalit, nga televizioni rus, ka hedhur poshtë çdo ide dhe mundësi për pjesëmarrjen e këngës ruse. Ukraina ndaloi performancën e këngëtares ruse Julia Samoilova, me pretendimin se ajo ka vizituar Krimenë, pa lejen e ukrainasve. European Vision Contest, mbahet gjatë muajit maj, në Ukrainë dhe Shqipëria do të përfaqësohet në këtë festival me këngëtaren Linda Halimi.