• |
ide | kryesore

Angelina Jolie, afër Brad Pitt në këtë mënyrë(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
arton88693.jpg



Edhe pse dyshja simpatike janë ndarë, Jolie ka vendosur të blejë shtëpinë e re pranë Brad për një arsye.

Bruime pranë aktores janë shprehur për Hollywood Life se aktorja e ka blerë shtëpinë pranë ish-bashkëshortit në mënyrë që fëmijët e saj të mos e ndiejnë mungesën e babait.

“Angelina zgjodhi shtëpinë e saj të re në këtë vend, sepse është afër me shtëpinë e Brad, të vetmen shtëpi që fëmijët e saj njohin. Rezidenca e re është në të njëjtën lagje me atë të Brad në Los Angeles, aty ku fëmijët janë rritur. Afërsia e shtëpisë së re do të bëjë që fëmijët të qëndrojnë pranë dhe të lidhur me babanë e tyre. Angelina ka kuptuar se sa e rëndësishme është që Brad të ketë një rol aktiv në jetën e fëmijëve, ndaj zgjodhi një shtëpi pranë ish-bashkëshortit.”,- shton burimi.

Mesa duket ish-çifti i famshëm po shëron plagët, dhe mund të jenë edhe fqinjë të mirë me njëri-tjetrin.