• |
ide | kryesore

Në shtëpinë e “Sulltanit” Erdogan, 30 herë më e madhe se Shtëpia e Bardhë

Arkiva, Planet
218723.jpg



Një godinë me 1.100 dhoma, pishina, tualete, dhoma me avull turke, copa mëndafshi, kopshte zbukuruese dhe të ndriçuara gjatë natës që arrin të shihet nga 4.5 mln banorë të Turqisë.
Është kjo ndërtesa në të cilën jeton i “plotfuqishmi” i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Fotot e fundit të publikuara nga rezidenca “Erdogan” ka ngjallur debate të shumta dhe habi tek shumë njerëz, që nuk e kanë kuptuar nevojën e një luksi si ky.  
E mobiluar sipas shijeve të vetë presidentit, me dysheme mermeri, pajisje ari, qilima të kuq, kjo rezidencë është 30 herë më e madhe se Shtëpia e Bardhë.