• |
ide | kryesore

Kate Middleton rrëfen periudhën e vështirë të shtatzanisë

Arkiva, Paparazzi
kate-middleton-1-b7fd63d9-e1f6-4e23-aeeb-7ff1e4eb431c.jpg



Kate Middleton nuk është e vetmja nënë që ka ndier ankthin e vetmisë pas lindjes së fëmijëve.

Ajo e di dhe pikërisht sepse shumë gra nëpër botë përjetojnë të njëjtën gjë, foli si asnjëherë më parë mbi përvojën e saj si nënë e dy fëmijëve, George-it 3-vjeçar dhe Charlotte-s, pothuajse 2 vjeçe.
“Është një periudhë vetmie, ndonjëherë ndihesh shumë e ilozuar nga bota jashtë, por në fakt edhe shumë nëna të tjera po përjetojnë pikërisht të njëjtën gjë si ti.”, u shpreh 35-vjeçarja.Ajo foli me dy nëna të reja që kanë krijuar një aplikacion me qëllimin për të krijuar një rrjet ku gratë që sapo janë bërë nëna dhe ndihen vetëm, pa ndihmë, të mund të shkëmbejnë mbështetje, histori dhe këshilla.
“Është shumë e guximshme, siç u treguat ju, të gjesh një mënyrë për të komunikuar me njerëzit përreth.” Eventi u mbajt në një shkollë të re, që do të ketë të përfshirë në kurikulë lëndë të shëndetit mendor.