• |
ide | kryesore

Flet bashkëshorti i Whitney Houston : E pranova dhe pse ishte biseksuale (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
9a55c394eed0f070e13cc7b34b454865.jpg



Bobby Brown, ish-bashkëshorti i Whitney Houston-it, ka folur edhe herë të tjera rreth prirjeve seksuale të këngëtares, madje në dokumentarin e ri që po shkruhet dhe që i kushtohet legjendës, vjen sërish në vëmendje romanca mes Whitney-it dhe asistentes së saj, Robyn Crawford.

Sipas  “People”, thuhet se ajo ishte biseksuale dhe se asistentja e saj e besuar ishte streha e sigurt për këngëtaren. Whitney gjente paqe dhe ngushëllim tek ajo. Edhe pse kjo nuk është hera e parë që qarkullojnë thashetheme të tilla, vetë Whitney gjithmonë e ka mohuar ekzistencën e një lidhjeje të tillë. Nga ana tjetër, Bobby Brown pohon se ka qenë në dijeni për lidhjen e saj sekrete. “Ne kemi qenë të martuar për rreth 14 vjet. Këto janë gjërat tona personale, të cilat ne i kemi diskutuar.”-shtoi Brown.Pas vdekjes së saj në shkurt të 2012-ës, Crawford u shpreh se Houston për të ka qenë një ëngjëll dhe gjëja që do t’i mungojë më shumë do të jetë e qeshura e saj. Thuhet se një nga arsyet pse ylli i “I Will Always Love You” zgjodhi të mos bashkëjetonte me një grua, ishte familja e saj. Duket se nëna e divës kurrë nuk ka dhënë aprovimin e saj për një marrëdhënie të tillë.

Burimi:’Daily Mail’