• |
ide | kryesore

Pas Kim K, frymëzohet dhe Sara Hoxha për foto (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
9f913eff20809606b26deac512e1b41b_L.jpg



Sara Hoxha është frymëzuar nga lajmet që po qarkullojnë së fundmi nga ylli i reality show-t.

 Kanë kaluar vetëm 4 muaj që kur trashëgimtarja e Top Channel ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, London Noor. Edhe pse menjëherë pas lindjes ka nisur palestrën për të rikthyer format trupore, sërish nuk e ka aspak problem ta shfaqë trupin me shenjat që i ka lënë shtatzënia. “4 muaj pas lindjes, me strijat, shenjat dhe gjithçka tjetër. Stop ardhjes turp nga trupi,”-shkruan Sara. Kujtojmë që të njëjtën gjë bëri edhe Kim Kardashian pasi iu publikuan fotot e fundit me bikini nga pushimet në Meksikë ku shfaqej gjithë celulit.