• |
ide | kryesore

A po tenton Tony Blair rikthimin në vijën e parë të skenës politike?

Arkiva, Planet
tony-blair3.jpg



Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair njoftoi sot se synon të japë më tepër kontribut kundër Brexit.

Por, imazhi i tij mjaft i dëmtuar në Britaninë e Madhe duket si pengesë për një rikthim të mundshëm në vijën e parë të skenës politike, shkruan AFP.

Kjo hipotezë, e aluduar rregullisht nga vetë i interesuari dhe e rifreskuar prej dy vitesh nga vështirësitë e partisë laburiste nën drejtimin e liderit me qëndrime tepër të majta, Jeremy Corbyn, sikur e ka zbehur peizazhin politik britanik.

“Do të rikthehem”, shprehet lideri i “Partisë së Re Laburiste” për të përditshmen Daily Mirror në një nga intervistat e shumta të dhëna me rastin e 20 vjetorit të fitores historike të Partisë Laburiste në 1997.

“Përballë perspektivës së një Brexit që ai e nuk e mbështet aspak, ish-kryeministri nga viti 1997 në 2007 shprehet i vendosur t’i përvishet punës. Fenomeni Brexit më ka motivuar drejtpërdrejt për të qenë më i angazhuar në politikë”, sqaron ish-lideri sot 63 vjeç.

Praktikat e këtij “rikthimi” mbeten të paqarta, dhe rezultati mund të jetë më pak spektakolar sesa kryetitujt e bujshëm të tabloidëve britanikë.