• |
ide | kryesore

Kristen Stewart hedh hapin e madh me të dashurën e saj (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
Kristen-Stewart.jpg



Të përfshira në një lidhje intensive prej më shumë se 5 muajsh, vajzat po përgatiten të bashkëjetojnë.

Sipas ‘Daily Mail’, thuhet se duke qenë se shpenzonin shumë nga koha e njëra tjetrës, më e mira do të ishte të jetonin në të njëjtën çati. Dyshja, e cila ka hedhur së fundmi hapin e madh, është parë në Coachella në fundin e muajit të kaluar. Pavarësisht se axhendat e të dyjave janë të mbingarkuara, Stewart dhe Maxwell përpiqen të jenë bashkë sa herë munden. E njohur më parë dhe për lidhjen e saj me Robert Pattinson-in, Kristen pati shumë polemika në periudhën që tregoi hapur për orientimin e saj seksual. Vetë aktorja është shprehur se e gjitha kjo ka qenë më shumë se e vështirë, por tanimë është e sigurt se gjithçka ato duan, është të jetojnë dashurinë e tyre pa pengesa.