• |
ide | kryesore

Rob Kardashian krahason Kylie Jenner me gjyshen 88-vjeçare! Kush fiton? (Foto)

Arkiva, Paparazzi
1493888921_kyli.jpg



Rob Kardashian ka bërë një shaka me motrën e tij të vogël, Kylie Jenner.

‘Delja e zezë’ e familjes Kardashian ka postuar një foto të modeles 19-vjeçare dhe bashkangjitur me të, atë të gjyshes 88-vjeçare, Nan.

Në foto Kylie pozon me një veshje gri të Fashion Nova, ndërsa në anën tjetër është Nan me të njëjtën veshje dhe Rob pyet: Kujt i rri më mirë?

“Më vjen keq Kylie, Baddie duket më mirë me Fashion Nova”, shkruan Rob. Emri i vërtetë i Nan është Helen Ruth Elam Van Winkle. Mesa duket ndoshta Rob ka një grindje me Kylie që vjen nga një dramë e komplikuar familjare e luajtur në “Keeping up with Kardashian”, si dhe lidhja Rob & Chyna.

Kylie gjithashtu ka pasur lidhje me reperin Tyga, i cili është babai i djalit të Blac Chyna, Cairo. Ndërsa Rob u bë baba i vajzës Dream në nëntor, me Chyna.

Ka ende tension mes këtij kuadrati, ndërsa flitet se Kylie është ndarë nga Tyga disa muaj më parë. Adoleshentja është parë në krahët e Travis Scott.