• |
ide | kryesore

Emërimi i prokurorit special, Trump: Hetimet për lidhjet me Rusinë janë gjueti shtrigash

Arkiva, Planet
US-President-elect-Donald-Trump-answers.jpg



Donald Trump e cilësoi sot si gjueti shtrigash emërimin e një prokurori special për hetimin mbi lidhjet e dyshuara mes anëtarëve të ekipit të tij të fushatës me Rusinë.

“Është gjuetia më e madhe e shtrigave që shënjestron një politikan në historinë amerikane!”, – shkruan në profilin e tij “Twitter”, Presidenti Donald Trump.

Donald Trump ka akuzuar gjithashtu fushatën e Hillary Clinton dhe presidencën e Barack Obama, duke u shprehur se “për këto veprime të jashtëligjshme kurrë nuk është emëruar një prokuror special”.

Departamenti amerikan i Drejtësisë emëroi sot një prokuror special për të zhvilluar hetime mbi ndërhyrjet ruse në zgjedhjet presidenciale 2016 sis edhe një lidhje të mundshme mes Moskës dhe anëtarëve të ekipit të fushatës së Donald Trump.

“Ky vendim nuk do të thotë se janë kryer shkelje apo se janë të nevojshme ndjekje”, – deklaroi numri dy i Drejtësisë, Rod Rosenstein, në një komunikatë për njoftimin e ish-drejtorit të FBI-së, Robert Mueller, 72 vjeç, në këtë funksion.

“Duke marrë parasysh rrethanat aktuale të veçanta, vlerësoj se interesi publik kërkon që të vendosë këtë hetim nën autoritetin e një personi që ka një nivel të lartë pavarësie nga hierarkia e zakonshme”, – shtoi ai.

Kjo deklaratë vjen një javë pas shkarkimit të papritur nga Donald Trump të shefit të FBI-së, James Comey dhe pas akuzave se presidenti amerikan po përpiqet të pengojë këtë hetim.