"/> Trump thyen një tjetër traditë, udhëtimi i tij i parë jashtë SHBA-së ndryshe nga çdo President tjetër - Lapsi.al
  • |
ide | kryesore

Trump thyen një tjetër traditë, udhëtimi i tij i parë jashtë SHBA-së ndryshe nga çdo President tjetër

Arkiva, Planet
Very-Funny-Smiling-Donald-Trump-Picture.jpg



 


Në muajt e tij të parë në zyrë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thyer vazhdimisht traditat.

Vizita e tij inauguruese jashtë vendit nuk do të jetë ndryshe. Kur Trump të prekë në Arabinë Sauditë këtë fundjavë, ai do të bëhet Presidenti i parë që do të zgjedhë Lindjen e Mesme për udhëtimin e parë jashtë SHBA-së.

Donald Trump, i cili gjithashtu do të vizitojë Izraelin, Belgjikën dhe Italinë gjatë udhëtimit, do t’i bashkohet një liste të shkurtër të Presidentëve që kanë zgjedhur të mos vizitojnë një vend fqinj të Shteteve të Bashkuara, përpara se të udhëtojnë më larg. 

    (Kush shkoi Ku? Udhëtimet e para të Presidentëve jashtë vendit). 

Teddy Roosevelt, Presidenti i parë që udhëtoi jashtë vendit, vizitoi Panamanë në nëntor të vitit 1906. Sipas të dhënave nga Departamenti i Shtetit, nga 19 Presidentët që pasuan, 14 prej tyre i kanë bërë në vendet fqinje udhëtimet e para zyrtare.

Vetëm një prej tyre, Herbert C. Hoover, nuk udhëtoi jashtë vendit si President.

Në të vërtetë, Trump është presidenti i parë që prej Jimmy Carter, destinacioni i parë i të cilit nuk ishte Meksika apo Kanadaja. Carter vizitoi Mbretërinë e Bashkuar në maj të vitit 1977.

Deri më tani, Trump i ka lënë udhëtimet e huaja për ndihmësit e tij të lartë dhe anëtarët e kabinetit qeveritar, duke përfshirë zv.Presidentin, Mike Pence, i cili ka udhëtuar dy herë jashtë vendit, këshilltarin e sigurisë kombëtare, H.R. McMaster dhe sekretarin e shtetit, Rex Tillerson.

Mungesa e tij në udhëtimet jashtë vendit, i ka ngjitur Trump-it edhe një pseudonim: “Presidenti i vendit”.

Kur të niset të premten, Trump do të ketë kaluar plot 119 ditë në mandatin e tij, duke shënuar kështu udhëtimin e parë më të vonuar të huaj të një Presidenti amerikan në 50 vitet e fundit.

Presidenti i fundit që ndenji më shumë në Shtetet e Bashkuara para se të udhëtonte jashtë ishte Lyndon B. Johnson, i cili priti më shumë se 10 muaj pasi Presidenti John F. Kennedy u vra në vitin 1963, përpara se të vizitonte Kanadanë.

CNN, përshtati Lapsi.al