• |
ide | kryesore

SMS: “Toleron dot me Tiranën?”/ Tjetër prag-skandali në futbollin shqiptar

Arkiva, Sport
lufettari.jpg



Klubi i Luftëtarit duket se po lufton në çdo mënyrë për të mos u dorëzuar nga presioneve të jashtme që kërkojnë manipulim të rezultatit të ndeshjes së sotme ndaj Tiranës. Drejtuesit e gjirokastritëve kanë mbledhur të gjithë telefonat e lojtarëve dhe lajmërojnë se çdo mesazh që kërkon tolerim të ndeshjes do të përfundojë në Prokurori. Në telefonin e njërit prej futbollistëve gjirokastrit ka mbërritur një mesazh ku i kërkohet të tolerojë ndeshjen ndaj Tiranës. Klubi ka vendosur ta bëjë publik mesazhin duke e postuar në “Facebook” foton e bisedës.

Postimi i Luftëtarit në Facebook

“Në Prokurori do të përfundojnë mesazhet tuaja!! Që në mëngjes telefonat e lojtarëve kanë qënë mbi tavolinen e drejtuesve dhe të gjitha mesazhet do të përfundojnë në Prokurori. Numrat që kanë derguar mesazhe gjatë ditës së sotme, për ta specifikuar në viber, përveç asaj përgjigjeje që kanë marrë në mesazh, do të shkojnë dhe në prokurori. Të mendosh se mesazhi ku kërkon tolerim në viber nuk përbën provë, përveçse ndyrësira, tregon që jeni dhe injorantë!”

SMS-ja e mbërritur në telefonin e një prej futbollistëve gjirokastrit: