• |
ide | kryesore

Rama shkon te Trump, Bushati ka të preferuarin e tij (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
bushati.JPG



Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka postuar një selfie me kryeministrin e Kandasë, Justin Trudeau në profiling e tij në Instagram.

“Practicing #selfies with justintrudeau” (duke praktikuar selfiet me Justin Trudeaun) – ka shkruar Bushati rreth fotos. 

Ndërsa Rama përpiqej t’i afrohej Trump, që dikur e kishte cilësuar si “turp të civilizimit”, Dimir Bushati bën selfie me kryeministrin kanadez Trudeau.

Diferenca mes lidërve është e qartë. Trump shfaqet agresiv në fjalimet por edhe veprimet e tij, ndërsa nga ana tjetër, Justin Trudeau njihet për humanizëm dhe një qeverisje të butë.

Diferenca është e qartë edhe mes ‘liderëve’ tanë. Rama preferon të fortin, Bushati humanistin.

Ditmir Bushati po shoqëron Edi Ramën në samitin e NATO-s sot në Bruksel. Mes lidërve botërorë, në samit ishte i pranishëm edhe presidenti i SHBA, Donald Trump. Edi Rama nuk ka nguruar t’i afrohet Trump gjatë samitit, gjë që është provuar edhe nga filmimet e evenimentit (shih poshtë).

/LAPSI.AL/