• |
ide | kryesore

Sondazhi i Ora News: 40.3% e shqiptarëve të kënaqur me qeverinë Rama

I pakategorizuar
LIKE-RAMA-BASHA-1024x683.jpg


40.3% e të anketuarve të sondazhit të zhvilluar nga Ora News dhe ‘IPR Marketing” përgjigjen pozitivisht mbi punën e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama në këto 4 vite.

Në pyetjen: “Si e vlerëson punën e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama në këto katër vjet?”, ka mbizotëruar përgjigja pozitive. (shih tabelën poshtë)

Mes 2002 të pyeturve në rang kombëtar, 33.3% janë përgjigjur negativisht, ndërsa 23.1% kanë zgjedhur pikën “As ashtu, as kështu”, dhe vetëm 3.3% janë përgjigjur me “Nuk e di”.

Në sondazh dallon përgjigja e kategorisë së njerëzve që nuk votojnë as PS,PD dhe LSI, dhe atyre që janë shprehur se nuk votojnë.

Vetëm 8.7% e të anketuarve që nuk votojnë 3 partitë e mëdha i kanë dhënë përgjigje pozivite qeverisjes së Ramës.

Gjithashtu edhe të pavendosurit anonjnë më shumë tek përgjigja negavite (31.5% e cilësojnë negative punën e qeverisë Rama 4 vitet e fundit).

Sondazhi është realizuar në datat 29 dhe 30 maj. Janë pyetur 2002 persona në rang kombëtar dhe 1000 të tjerë për qarkun e Tiranës. Në anketim janë të përfshirë dhe votues për herë të parë. Marshi i gabimit është +/- 2.5%.

Antonio Noto i ‘IPR Marketing’, në një lidhje me ‘Skype’ nga Italia tha për ‘Tonight Ilva Tare’ se rezultatet e sondazhit janë një fotografi e 31 majit, fillimit të fushatës dhe që kjo mund të ndryshojë në ditët në vijim. /LAPSI.AL/