• |
ide | kryesore

Sondazhi për 25 qershorin/ Si ndryshon PS, PD dhe LSI nga 4 vjet më parë (TABELA)

I pakategorizuar
meta-rama-basha.jpg


Është publikuar sot sondazhi i parë për zgjedhjet e 25 qershorit nga Ora News dhe kompania IPR Marketing. Sipas tabelës PS merr në rang kombëtar 43 % të votave duke pësuar një rritje me 1% nga 4 vjet më parë. PD merr 36% të votave duke u rritur me 6% ndërsa LSI shkon në 12% të votave duke pësuar rritje me 1.5%. Forcë e katërt renditet LIBRA me 2.3% të votave duke siguruar edhe përfaqësim në parlament.