• |
ide | kryesore

Sondazhi/ Rama kap rezultat historik me 43%

I pakategorizuar
Capture.PNG


Sondazhi i Ora News dhe IPR marketing për të nxjerrë se si do ndahen 140 deputetët ne 25 qershor ka dhënë këto rrezultate: PS 43%  PD 37% LsI 13% Libra, 2.3 %. 

Sipas saj Rama ende kryeson madje duke marrë një rrezultat më të lartë se dy zgjedhjet e fundit 2009 dhe 2013. Por është e vështirë të bëhet një përllogaritje se si mund të përkthehen këto përqindje në numër deputetësh.

Sipas tabelës PS merr në rang kombëtar 43 % të votave duke pësuar një rritje me 1% nga 4 vjet më parë.

PD merr 36% të votave duke u rritur me 6% ndërsa LSI shkon në 12% të votave duke pësuar rritje me 1.5%.

Surpriza është LIBRA qe renditet forcë e katërt me 2.3% të votave duke siguruar edhe përfaqësim në parlament.

Janë pyetur 2002 persona në rang kombëtar dhe 1000 të tjerë për qarkun e Tiranës.

Në anketim janë të përfshirë dhe votues për herë të parë. Marshi i gabimit është +/- 2.5%.

E rendesishme eshte se mbi 30% ende nuk kane vendosur se per kee do te votojne./lapsi.al/