• |
ide | kryesore

Del sondazhi për Durrësin/ PS dhe PD “kokë më kokë” ndërsa LSI…

I pakategorizuar
aweeeeqe.jpg


IPR Marketing ka publikuar këtë të mërkurë në bashkëpunim me OraNeës sondazhin e dytë në 3 qarqe. Në qarkun e Durrësit udhëheq sërish PS me 42.2% duke marrë të paktën 6 mandate. Vihet re një rritje e PS-në në krahësim me vitin 2013 kur mori vetëm 39.2% të votave.
Në vend të dytë sërish mbetet PD me 35.5% dhe për të mund të kalonin 5 mandate. Në 2013-ën PD mori vetëm 34% të votave dhe bashkimi partive të vogla nuk ka sjellë ndonjë rritje të madhe. 
Ndjek LSI me 12% të votave që do të merrte 1 ose 2 mandate. Edhe LSI vjen me rritje pasi 4 vjet më parë mori 7.5% të votave.
LIBRA vjen në vendin e katërt duke pretenduar të nxjerrë një mandat.  
Edhe PDIU pretendon të nxjerrë një mandat në këtë qark. 
Ka pësuar një rënie të madhe PR që nga 6% në 2013-ën duke nxjerrë një deputet ka marrë vetëm 1 % të votave. Kjo lidhet ndoshta me largimin e Agron Dukes dret Partisë Agrare Ambjentaliste. 
Nga 1000 persona të intervistuar, 18.5% jane shprehur ende te pavendosur se per ke do te votojne.

/LAPSI.AL/