• |
ide | kryesore

Sondazhi i ri/ Si do të ndaheshin mandatet në Fier

I pakategorizuar
rtttttt.jpg


Qarku i Fierit konfirmon bindjet e majta. Ky është rezultati i sondazhit të Ora News dhe IPR Marketing sipas të cilët nëse qytetarët fierakë do të votonin sot, PS do të merrte 54.7% të votave ose 9-10 mandate deputetësh nga 16 në total që ka ky qark.

Krahasuar me 2013, PS ka një rritje në përqindje. Në 2013 kishte marrë vetëm 44.2%.

Partia Demokratike do të merrte vetëm 24.7% ose 4-5 mandate. Në 2013 demokratët kishin marrë 22.9%.

LSI ka marrë vetëm 9.6% të votave ose 1-2 mandate. Në 2013 mori 9.7% të votave.

LIBRA e Blushit ka marrë 3.6% të votave ose 0-1 mandate.

PDIU 3% të votave ose 0-1 mandate. Kjo parti ka një rënie krahasuar me 2013 ku kishte marrë 4.5% të votave.

Rënie ka shënuar edhe PR që merr vetëm 1% të votave nga 1.9% në 2013, por nuk kalon pragun elektoral bashkë me partitë e tjera të vogla, të cilat nuk marrin asnjë mandat deputeti. Të pavendosur jane shprehur 12.5% te votuesve.

Në sondazh janë intervistuar 1000 persona të ndarë sipas gjinisë, moshës, vendbanimit. Telefonatat janë zhvilluar nga telefonat fiks dhe celular. Për të marrë përgjigjet është përdorur një Call Center nga e cila mund të telefonojnë telefonat celular dhe fiks. Për të zbuluar se në cilën zonë janë zgjedhësit, janë pyetur se ku banojnë.