• |
ide | kryesore

Çfarë ka ndodhur me vithet e Luana Vjollcës

Arkiva, Paparazzi
luana vjollca.jpg



Fotoja e fundit e Luanës në Instagram përfundoi kudo nëpër media dhe rrjete sociale. Në pamje të parë, madhësia e të pasmeve duket e çuditshme por pastaj kupton se, si kushdo tjetër në televizion, edhe Luana ka përdorur një nga truket e shumta për të vënë në pah pikat e saj të forta.

Ja cilat janë disa nga truket që mund të përdorni edhe ju nëse doni t’ju duken të pasmet më të rrumbullakëta.

1
Luaj me volumin

Është një truk i thjeshtë: nëse do të vësh në pah vithet, vish diçka voluminoze tek pjesa e vitheve. Dantellat dhe frudat janë dorë me një!

2
Prerja e duhur e xhaketës

Prerja e xhaketës është element kyç për të nxjerrë në pah format. Nëse është e harkuar në pjesën e pasme, vë theksin tek harku i shpinës, si kjo xhaketë që ka veshur Luana.

3
Prerja e ulët tek pjesa e shpinës

Duke nxjerrë në pah belin, që zakonisht është pjesa më e hollë e trupit, krijohet iluzioni i një trupi me formë 8-e, me forma në pjesën e gjoksit dhe tek vithet.

4
Truku me vijat dhe ngjyrat

Ngjyrat e forta tërheqin vëmendje dhe stilistët e dinë mirë këtë. Gjithashtu, vijat horizontale krijojnë iluzionin e gjerësisë. Ndaj kur duan të skulpturojnë trupin e një gruaje, përdorin copa me ngjyra dhe printe të ndryshme, si ky fustan i Luanës, ku beli është veshur me të zezë, që të krijon përshtypjen se është akoma më i hollë, kurse vithet dhe gjoksi janë vënë në pah me ngjyra të ndezura dhe vija horizontale.

5
Këndi i fotos

Kur e kapim veten në foto nga lart, dukemi më të vegjël dhe më të hollë. Kurse fotot me perspektivë nga poshtë përdoren prej fotografëve kur duan të krijojnë idenë e madhështisë, pasi i bën këmbët të duken më të gjata dhe në këtë rast, vithet më të mëdha.