• |
ide | kryesore

“Forever is over” Hiti i Elvana Gjatës, i jep fund lidhjes me…(VIDEO)

Arkiva, Paparazzi
Capture.JPG



Elvana Gjata lsapo lancoi projektin e saj më të ri, klipin “Forever Is Over”.

“Përgjithmonë ka mbaruar” është titulli i kësaj kënge. Nuk dihet nëse është një këngë dedikuar dikujt, dickaje apo një frymëzim i momentit për Elvanën.

Një bashkëpunim me tekstshkruesin Poo bear, i njohur për shumë bashkëpunime të tij me Justin Bieber si “Despacito” “I’m the one” të cilat kanë qëndruar në Top list të 100 këngëve më të dëgjuara në botë. Gjithashtu dhe një emër tjetër mjaft i njohur, Dj me famë botërore David Guetta ka pjesë në produksionin e “Forever is over” te Elvanës. “Elvana është një nga artistët me të mira me të cilën kam punuar gjatë gjithë karrierës sime. Mezi pres që dhe bota të dëgjojë këngën e re të saj” shprehet Poo Bear për Elvanën. Ne kete klip Elvana kalëron një kalë të egër të zi në një peizazh shkretëtirë. Toni dhe vizatimet e videos pasqyrojnë tekstin e këngës. Vokali i Elvanes në “Forever is Over” do jap emocionin e humbjes dhe dëshirës , për të cilën flet dhe kënga.