• |
ide | kryesore

Sondazhi i plotë i IPR Marketing/ Si ndahen deputetët në Vlorë, Korçë dhe Tiranë

I pakategorizuar
thumbnail_kandidatet-foto-19.6-_00373.jpg


E ndërsa fushata vijon intensive, partitë politike nuk kanë mundur të mobilizojnë elektoratin e tyre duke qëndruar pothuajse në të njëjtin nivel të sondazhit të publikuar 5 ditë më parë në Ora News. Në sondazhin e katërt të Ora News dhe IPR Marketing PS ka ruajtur 48% e votave të marra 5 ditë më parë. Në 2013 ka marrë 41.4%. PD ka një rritje me 1% nga sondazhi i fundit, duke marrë 33%. Në 2013 ka marrë 30.6%. Edhe LSI mbetet në nivelin e 13% të 5 ditëve më parë. Në 2013 ka marrë 10.5%. LIBRA ka marrë 2.3% të votave nga 3% që kishte me 14 qershor 2017. Ndërkohë PDIU ka marrë 1.8% nga 3% që kishte 5 ditë më parë. Në 2013 ka marrë 2.6%. FRD ka marrë 0.2% nga 0.3% që kishte me 14 maj 2017. Në 2013 kishte 1.7%. Sfida ka marrë 0.5%.

SONDAZHI PER TIRANEN

Në betejën për Tiranën, qarkun me 34 mandate deputetësh, Partia Socialiste ruan të njëjtin rezultat të para 4 viteve. Në sondazhin e Ora News dhe IPR Marketing PS ka marrë 44% të votave nga 44.1% në 2013. Merr 16 mandate deputetësh. Nëse i hedhim një sy nga sondazhi i 31 majit, PS ka një rritje me 3%. Ndërkohë PD ka marrë 34% të votave, ka një rritje me 1% nga sondazhi i parë në Ora Neës. Merr 13 mandate. Në 2013 ka marrë 33.6%. LSI e treta në renditje ka një rritje të ndjeshme krahasuar me 2013 duke marrë 12% të votave nga 7.8%. E përkthyer në mandate, LSI merr 4 mandate. LIBRA e Blushit ka një rënie me 1% nga sondazhi i 31 majit në Ora Neës, ka marrë 5% të votave dhe merr 1 mandat.  PDIU shënon rritje me 1.5% nga sondazhi i parë, duke marrë 2.5% të votave, por pa mundur të marrë asnjë mandat. Në 2013 ka marrë 2% të votave. FRD ka marrë 1% të votave nga 2.2% në 2013.

SONDAZHI PER KORÇEN

Partitë shënojnë rritje të elektoratit në qarkun e Korçës me 11 mandate deputetësh,  krahasuar me zgjedhjet e 2013. Sipas sondazhit nëse korçarët do të votonin sot, PS do të merrte 47% të votave ose 6 mandate deputetësh, nga 43.5% të votave në 2013. E dyta pozicionohet PD me 33% të votave nga 32.2% në 2013. Merr 4 mandate. Rritje të ndjeshme ka shënuar LSI me 15% të votave nga 9.9% në 2013. Merr një mandat deputeti. Ndërkohë LIBRA e Blushit ka marrë 2.9% të votave por nuk merr dot asnjë mandat. 

SONDAZHI PER VLOREN

Partia Socialiste thellon rezultatin në qarkun e Vlorës krahasuar me zgjedhjet e mbajtuara katër vite më parë. Në sondazh 56% e votuesve i kanë dhënë besimin PS, duke rrëmbyer 8 mandate deputetësh. Kujtojmë që kryeministri Rama garon i 6 në Vlorë. Në 2013, për PS kishin votuar 46.6%. Edhe Partia Demokratike ka rritje në këtë qark, me 19% të votave nga 17.7% në 2013. PD merr 2 mandate deputetësh. Rritje të ndjeshme ka shënuar edhe LSI, duke marrë 14% të votave nga 8.7% në 2013. Merr 2 mandate. LIBRA ka marrë 2% të votave, ndërsa PDIU shënon rënie. Ka marrë 5% të votave nga 5.6% në 2013. Nuk merr asnjë mandat deputeti. Përveç rezultatit në rang kombëtar, do të mësohet se si lëviz vota e shqiptarëve edhe në dy qarqe të rëndësishme në vend, Tiranën dhe Korçën.