• |
ide | kryesore

Cila parti e fiton Elbasanin në 25 qershor?

I pakategorizuar
SDFDSFSDFA.jpg


Elbasani është një ndër qarqet më të nxehta dhe më përcaktuese për fatin e zgjedhjeve të 25 qershorit. Ky qark nxjerr 14 deputetë dhe gjithmonë ka qenë një luftë e fortë ku diferencat janë shumë të vogla mes të majtës dhe të djathtës. Të dyja kampet kanë pritshmëri të larta nga ky qark. Për këtë arsye partitë politike kanë zbarkuar arsenalin e tyre në Elbasan. Kështu listën Partisë Socialiste e kryeso deputeti Taulant Balla dhe pas tij rreshtohen Evis Kushi, Arben Kamami, Musa Ulqini, Anasatas Angjeli, Luan Duzha, Nuri Belba e me rradhë. Balla në zgjehdhjet e kaluara ka qenë i dyti në listë, por pas ikjes së Ben Blushit nga partia për të krijuar LIBRA, Balla tashmë është i pari në listën e PS-së për Elbasanin. Ndërsa PD e kryeson listën e saj me deputetin Edmond Spaho, i cili ndiqet nga Endri Hasa, Luciano Boçi, Taulant Zeneli, Arben Elezi, Fitim Zekthi e Nada Krypa.

LSI ka në krye të listës deputeten e Lezhës, Monika Kryemadhi, të ndjekur nga Edmond Haxhinasto dhe Enver Roshi. PDIU në Elbasan garon me Afiq Rakipin si të parin në listë dhe pas tij rreshtohen Bujar Muça e Elena Xhina. Në zgjedhjet e vitit 2009 PS dhe PD u ndanë më numër të barabartë deputetësh, nga 7 secila në qarkun e Elbasanit, ndërsa në vitin 2013 peshorja e mandateve ndryshoi. PS mori 6 mandate, LSI 2, PD 4, PR dhe PDIU nga 1 mandat.

Nisur nga të dhënat e zgjedhjeve të kaluara, gara në Elbasan do jetë ndër më interesantet dhe më të nxehta në vend. LSI dhe PDIU kanë shpallur pretendimet  e tyre për mandate në këtë qark. LSI pretendon të marrë 3 mandate në Elbasan, përkatësisht një mandat në bashkinë Cërrik, një në Bashkinë Përrenjas dhe një në Bashkinë e Elbasanit. Por ana ana tjetër PDIU e mban si bastion të fortë këtë qytet (mori 12 mijë vota në vitin 2013) dhe pretendon të marrë 2 deputetë. Prentendimet e LSI-së dhe PDIU-së jo vetëm i fusin në garë direkte këto 2 parti, por edhe ua ulin numrin e mandateve 2 forcave të mëdha politike, PS dhe PD, duke u lënë 9 mandate për t’i ndarë me njëra-tjetrën.

Duke iu referuar sondazhit të kryer nga Ora News dhe IPR Marketing, rezulton se PS merr 7 mandate, PD 4 mandate, LSI 1-2 mandate, ndërsa PDIU Lufton për një mandate. Rezultate këto që janë larg pritshmërive të LSI dhe PDIU.

Elbasani duke qenë se është ndër 4 qytetet që nxjerr më shumë mandate dhe një qark ku diferencat mes të majtës dhe të djathtës janë shumë të vogla, kampet politike kanë fokusuar një pjesë të mirë të energjisë së tyre në këtë qytet. Këtë e tregon edhe kryesimi i listës së LSI-së nga Monika Kryemadhi, e cila e mori mandatin e saj në Lezhë, por këto zgjedhje ajo ka vendosur të jetë në krye të një zone të nxehtë si Elbasani.

Ndërkohë, pak ditë nga data e votimeve, dy kandidatë në qytetin e Elbasanit janë tërhequr nga gara, përkatësisht Arben Hoxha kryesuesi i Partisë Aleanca Demokratike dhe Taulant Sinani i Partisë Social Demokrate, të cilët deklaruan se do mbështesnin Partinë Socialiste. Nga ana tjetër, më media doli lajmi se Kryemadhi u ka premtuar 10 mijë I-Phone të rinjve të Elbasanit në këmbim të votës.

Me një tablo të tillë Elbasani do t’i drejtohet ditën e nesërme qendrave të votimit ne një situatë të nxehtë zgjedhore. Përplasje mes 4 partive PS, PD, LSI dhe PDIU do të jetë tejet e ashpër, duke qenë se të 4-ta kanë një bazë të fortë elektorale në këtë qytet./ Lapsi.al