• |
ide | kryesore

‘Obamacare’ nuk rrëzohet, Trump zotohet të zhdukë ligjin e ish-presidentit

Arkiva, Planet
obama-trump-1-zoom-b0f6b27b-f3f8-418f-9810-38343e7db5bb.jpg


Sistemi amerikan i shëndetësisë, i njohur gjerësisht si “Obamacare” që Donald Trump premton të eliminojë, nuk arriti të rrëzohej nga senati amerikan.

Republikanët nuk arritën të plotësojnë kuorumin prej 50 senatorësh që të anulojnë ligjin e ish-presidentit Obama. 4 republikanë kundërshtojnë ndryshimin e sistemit shëndetësor, pasi gjykojnë se do të sillte një efekt negativ te shtresat e ulëta. ‘Obamacare’ u siguron mbulimin me trajtim shëndetësor mbi 20 milion amerikanëve.

Donald Trump bëri thirrje për rrëzim të ligjit të dështuar, siç e quajti ai, të paraardhësit të tij, për t’ia nisur nga e para.

Një sondazh i kryer nga Uashington Post dhe ABC News vlerësoi se shumica e qytetarëve preferonin sistemin aktual, por presidenti Trump e cilësoi sondazhin si “më të pasaktin” që nga koha e sondazheve të fushatës.

Anulimi i Obamacare do të ulte defiçitin me 336 miliardë dollarë deri në vitin 2026, por pasojat që do të sillte në shoqëri janë konsideruar si drastike.

Pas rrëzimeve nga gjykatat amerikane të urdhërit të ndalimit të emigrantëve dhe pengesave që po has muri me Meksikën, bllokimi i “Obamacare” është një tjetër premtim i fushatës elektorale të Donald Trump, që sot po has vështirësi për t’u përmbushur. Mbetet për t’u parë si do të jetë fati i “Obamacare”, kur senati është kundër rrëzimit, ndërsa Trump duket i palëkundur në qëndrimet e tij ndaj këtij ligji, çka e shprehu edhe në Twitter pas dështimit në senat. /LAPSI.AL/