• |
ide | kryesore

Pas thashetheme që lidhja e tyre është në krizë, Era dhe Fatoni na suprizojnë

Arkiva, Paparazzi
5908cad9142180c041a2d63c138805b2-540x391.png



Mjaftoi vetëm një status i Era Istrefit “Mos bjer në dashuri” dhe lajmi se lidhja e dashurisë me menaxherin e saj Faton Shoshi mund të jetë në krizë, mori dhenë. Në të vërtetë, asgjë nuk ka ndodhur.

Të paktën jo për aq kohë sa Era dhe Fatoni janë kudo bashkë dhe vazhdimisht e surprizojnë njëri-tjetrin. Radha këtë herë ishte e Fatonit, i cili ka stampuar në bluzë portretin e Erës dhe këngëtarja, me siguri e kënaqur nga ky gjest, e ka ndarë foton me të gjithë miqtë e SnapChat-it.

Një prej çifteve më të përfolur të showbiz-it duket se jo vetëm po shijojnë sukseset artistike bashkë, por në të njëjtën kohë janë edhe në kulmin e marrëdhënies së tyre personale.

Në fund të muajit gusht është mësuar se Era ka gati edhe këngën e re. Derisa klipi të jetë gati, këngëtarja dhe partneri i saj kanë kohë për t’iu dedikuar njëri-tjetrit.