• |
ide | kryesore

Messi i dha lamtumirën, ja si i përgjigjet Neymar (Foto)

Arkiva, Sport
neymar messi1.png



Leo Messi me anë të një video dhe një mesazhi i ka dhënë lamtumirën brazilianit Neymar.

Ylli argjentinas, Leo Messi kishte thënë se është nderë që ka luajtur me Neymarin për katër vite në Barcelona dhe i dëshiron shumë suksese në etapën e re.

Por, nuk ka vonuar edhe përgjigja e Neymar, i cili e ka falënderuar dhe i ka thënë se do t’i mungojë shumë.

“Faleminderit vëlla. Do të më mungosh”, ia ka kthyer Neymar.

Braziliani sot ka njoftuar Barcelonën se do të largohet për të kaluar në PSG, skuadër e cila do të paguajë klauzolën e tij prej 222 milionë eurove.