• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Neymar firmos me PSG, bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori

Arkiva, Sport
C_29_articolo_1165549_upiImgPrincipaleOriz.jpg



PSG zyrtarizoi blerjen e Neymar nga Barcelona. Lojtari firmosi një kontratë 5-vjecare deri në 30 qershor 2022 dhe do të përfitojë 30 milionë në sezon. Këto janë shifrat e transferimit më të shtrenjtë deri tani në historinë e futbollit. Klubi francez vendosi të paguajë 222 milionë euro për prishje të njëanshme të kontratës.

“Jam vërtet i lumtur te PSG. Sfida ime e madhe do të jetë që klub të fitojë trofe. Që kur kam arritur në Europë ky është një nga klubet më kompetitivë dhe ambiciozë. Sfida më e madhe është të luaj me shokë të rinj dhe të përmbush ëndrrat e tifozëve për të marrë trofe” – ishin fjalët e para të Neymar./lapsi.al/