• |
ide | kryesore

FOTO/ Një gjyqtar shqiptar për Milan – Shkëndija

Arkiva, Sport
Milan-3.jpg



Në ndeshjen mes Milanit dhe Shkëndijën së Tetovës, do të jetë edhe një gjyqtar shqiptar. Sokol Jareci, vëzhgues i FIFA-s, do të jetë ai që do të vërë notën për treshen e gjyqtarëve austriakë, të kryesuar nga Harald Lechner. Kujtojmë që edhe në ndeshjen e parë të Milanit në Europë, atë me Craiova në Rumani, në rolin e vëzhguesit ishte një tjetër shqiptar, Plarent Kotherja. Ndërkohë, drejtësinë në ndeshjen e Skënderbeut në Zagreb me Dinamon vendëse do ta vërë një gjyqtar nga Letonia, Andris Treimanis, i cili ka rreth 6 vite përvojë si gjyqtar i FIFA-s.

Image result for sokol jareci