• |
ide | kryesore

“Strakosha hero”/ Mediat e “ngrenë në qiell” pas Superkupës

Arkiva, Sport
Strakosha-Lazio.jpg



Thomas Strakosha, portieri i Kombëtares ishte protagonist me pritjet e tij në triumfin që Lacio arriti përballë Juventusit ditën e djeshme, duke fituar Superkupën e Italisë. Media italiane i ka vendosur notën 7.

Komenti

STRAKOSHA 7 Arrin ta bëjë shpesh herë normal konceptin e mrekullisë. Pritja ndaj Kuadrados pas vetëm 3 minutash lojë ishte diçka jo e zakonshme, diçka prej fenomeni. Ndoshta, i vetmi gabim ishte ai që nuk kërkoi të vendoste një lojtar më shumë në barrierë, në goditjen e dënimit të Dibalës, e cila përfundoi në rrjetë. Pa faj në rastin e penalltisë, ndonëse në këtë Superkupë janë edhe duart e tij. Madje edhe këmbët…