• |
ide | kryesore

(VIDEO) Mësoni se sa njerëz do të vdisnin në rast të një lufte bërthamore

Arkiva, Planet
nuclear threat.jpg



Në një kohë tensionesh të larta mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, kur kërcënimet për sulme po bëhen gjithmonë e më të shpeshta, shumë njerëz janë interesuar për dëmet që sot mund të shkaktojë një luftë bërthamore.

Specialisti i të dhënave vizuale Neil Halloran ka publikuar një video, në të cilën janë llogaritur numri i viktimave të mundshme në rast të një lufte të tillë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për pamje që tregojnë një grafik që paraqet ndryshimin vjetor në popullsinë botërore.

Video gjithashtu tregon numrin total të vdekjeve çdo vit në shekullin e 20, duke përfshirë edhe ato gjatë dy luftërave botërore.

Autori ka paraqitur kapacitetin e mbushjeve bërthamore që mund të godasin objektiva në SHBA, Evropë, Rusi dhe vende të tjera, në rast të një lufte të tretë botërore.

Dhe siç thuhet më tej, Halloran ka përllogaritur se në tri javët e para pas sulmeve bërthamore do të vriteshin të paktën 500 milionë njerëz.