• |
ide | kryesore

Paloka komenton takimin e kryeministrave të Ballkanit: Bashkim i ri me Jugosllavinë

I pakategorizuar
maxresdefault (1).jpg



Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka ka komentuar takimin joformal që kryeministri Edi Rama zhvilloi me homologët e tij të Ballkanit Perëndimor në Vilën Qeveritare në Durrës. Paloka thekson se ky takim është edhe ‘bashkimi’ i ri me Jugosllavinë. Paloka ka kërkuar informacion për këtë bashkim të ri që do të ndodhë duke u shprehur se nuk ka transparencë.

Statusi i plotë i Palokës: 

Ne periudhen e mjaltit me Titon, Enver Hoxha pranoi propozimin per bashkimin ekonomik te Shqiperise me Jugosllavine.
Sic do te pranonte vete diktatori pas “prishjes” me dashurine e pare ne kampin komunist (jugosllavet formuan PK te Shqiperise dhe vune Hoxhen ne krye te saj), bashkimi ekonomik me Jugosllavine fshihte qellimin politik te bashkimit te Shqiperise me Jugosllavine ne kuadrin e federates. Nderkaq, zbatimi i planit, per aq kohe sa u zbatua, shenoi rrenimin e plote dhe te asaj ekonomie qe kishte Shqiperia ne ate periudhe. Pa marre persiper as rolin e historianit e as ate te specialistit ne ekonomi, thjesht si qytetar i ketij vendi, do doja qe te behej transparence per kete “bashkim” te ri, informacioni per te cilin deri tani ka mbetur ne kuadrin e thashethemeve. 
Nje gje eshte e konfirmuar te pakten deri me sot (perfshi takimin e Triestes); i vetmi vend qe nuk ka perfituar eshte Shqiperia e Rames.