• |
ide | kryesore

Berisha apo Strakosha? Kë portier do zgjedhë Panuçi

Arkiva, Sport
105408626-2353b0ce-6bd7-48db-b53a-8f774d8fc822.jpg



Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci ndihet i lumtur që ka në përbërje dy portierë shumë të mirë, Thomas Strakoshën dhe Etrit Berishën.

Se cili prej tyre do të jetë titullar, tekniku italian ende nuk e ka një përgjigje pasi theksoi se formacioni do të zbulohet vetëm ditën e shtunë.

“Jam shumë i lumtur sepse kam dy portierë shumë të mirë. Formacionin do ta shihni të shtunën, por janë dy portierë të shkëlqyer. Jam me fat që do të bëj këtë zgjedhje”, tha ai.

Ditën e sotme Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin e lojtarëve për dy ndeshjet e Kombëtares në eliminatoret e Botërorit kundër Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë.