• |
ide | kryesore

Kapet në Muriqan vlonjati me 16 kg kanabis

I pakategorizuar
auto_kanabis_21500536162.jpg



Një sasi kanabis sativa prej 16 kilogramësh e ndarë në 20 pako është kapur para pak minutave në doganën e Muriqanit në Shkodër.

Burime nga policia thanë se është arrestuar një i dyshuar, shoferi i makinës ku ishte dhe lënda narkotike

Në prangat e policisë së Shkodrës ka përfunduar Zeqir Rrapi 29 vjeç  nga Vlora.

Mësohet se ai po e transportonte lëndën narkotike me makinën e tij.

Droga dyshohet se është marrë në Vlorë dhe si destinacion kishte Italinë.