• |
ide | kryesore

Zbulohet formacioni i Shqipërisë kundër Maqedonisë

Arkiva, Sport
ddd_1504510951-9813241.jpg



Maqedonia dhe Shqipëria do të përballen sot nga ora 20:45, në Strumicë, në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’

E përditshmja sportive Panorama Sport, ka zbuluar formacionin e mundshëm të Kombëtares shqiptare.

Në ndeshjen ndaj Maqedonisë, Kombëtares shqiptare do t’i rikthehet sulmuesi elbasanas, Armando Sadiku, i cili ndaj Lihtenshtajnit mungoi shkak të një gjendjeje gripale.

Për një vend në formacion, pas rikthimit të Sadikut, do të luftojnë Eros Grezda dhe Azdren Llullaku.