• |
ide | kryesore

Zjarr i madh në Rrogozhinë, shkrumbohet gomisteria, rrezikon një banesë dhe pika e karburantit (VIDEO)

I pakategorizuar
sfdsfd.JPG



Djegia e një grumbulli mbeturinash nga një bari në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, ka shkaktuar djegien e një gomisterie, si dhe ka rrezikuar djegien e një pike karburanti dhe një banese.

Burime të Lapsi.al thonë se ngjarja ndodhi sot rreth orës 16:30. Ndërhyrja e zjarrfikëseve neutralizoi flakët, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.

Policia po heton ngjarjen. Paraprakisht dyshohet se nuk kemi të bëjmë me zjarr të qëllimshëm. Lapsi.al sjell më poshtë video nga ngjarja.

/LAPSI.AL/


Zjarr ne Rrogozhine, shkrumbohet gomisteria… by lapsi-al


Zjarri ne Rrogozhine, shkrumbohet gomisteria by lapsi-al