• |
ide | kryesore

Dështon regjia e kontrolluar nga ERTV, televizionet probleme me shërbimin ndaj Ramës

I pakategorizuar
Captdrure.JPG



Megjithë përpjekjet për ta transmetuar të plotë fjalën e Edi Ramës këtë paradite, televizionet informative nuk arritën t’ia bëjnë shërbimin kryeministrit siç do të dëshironin.

Shkak është bërë vendimi i kreut të qeverisë për t’ia shpërndarë sinjalin mediave përmes një regjie të kontrolluar nga ERTV, televizioni personal i tij. Duke qenë se ERTV pati probleme me transmetimin, të gjitha televizionet patën probleme me pasqyrimin e aktivitetit.

Vetë mediat televizive e kishin të pamundur të filmonin diçka më shumë nga mbledhja e parë e deputetëve të PS, pasi tashmë kanë pranuar kushtet e Ramës për t’ia diktuar në detaje transmetimin.

Shikoni si i la jashtë kameramanët e televizioneve që u paraqitën në selinë e Partisë Socialiste bashkë me gazetarët për të raportuar mbi këtë mbledhje rutinë./Lapsi.al