• |
ide | kryesore

Bashës i mohojnë fjalën në seancën e parë plenare: Do e merrni vesh kur të flas pasdite

I pakategorizuar
lulzim-basha-1.jpg



Pas 6 vitesh mungesë në Kuvend, kreu i opozitës Basha ka dashur të marrë fjalën qysh në seancën e parë, por nuk i është dhënë për shkak të procedurës.

Në përfundim të seancës, Basha ka folur shkurtimisht për mediat, duke shprehur impresionin e tij nga kjo seancë e parë parlamentare, ku ai shkon jo vetëm si deputet, por edhe si kryetar i Partisë Demokratike.

S’kishte ndonjë impakt, ishte një ritual ceremonial i nisjes së seancës, gjithçka normale. Do të ketë një seancë pasdite dhe ajo do jetë më ndryshe. Sepse kërkova fjalën unë do ta merrni vesh në seancën e pasdites”, – u shpreh Lulzim Basha.