• |
ide | kryesore

“Tufa me lule për ministren”, rekrutët e Kodhelit si policët e Tahirit

Arkiva, Pikante
21458147_1459106957505973_3683177157992301913_o.jpg



Skena mallëngjyese edhe në largimin e Mimi Kodhelit nga qeveria. Kur ka parë rekrutët e rinj në Bunavi t’i afrohen me një tufë lule në duar, për Mimi Kodhelin nuk duhet të ketë qenë e lehtë. Orkidetë ndoshta nuk ia shërojnë dot hidhërimin për sportimin që i bëri Edi Rama nga qeveria, por ajo thotë se të paktën e kanë bërë krenare dhe të lumtur në ditën e fundit të detyrës.

“E lumtur që daljen e fundit publike si ministre e Mbrojtjes e pata me rekrutët e rinj që sot përcollëm në Shkollën e Trupës në Bunavi. E lumtur dhe krenare sepse rekrutët atje do të gjejnë kushte absolutisht më të mira se 4 vite më parë dhe do të bëjnë karrierë në një strukturë shumë herë më të mirë se 4 vjet më parë”, shkruan Kodheli në profilin e saj në facebook.

Ndoshta që nesër, Olta Xhaçka do t’ia zërë vendin në zyrë dhe sigurisht që lumturisë do t’ia zërë vendin trishtimi.

Inskenimi nuk është aq origjinal. Një skenë të ngjashme e organizoi Saimir Tahiri kur Rama e hoqi si ministër. Edhe vajzat e policisë dolën me parrulla të tipit “Faleminderit Sajmir”.

Ndryshimi mes dy ministrave është se Saimir Tahirin e zëvëndësoi një njeri me eksperiencë si Fatmir Xhafa, ndërsa Mimi Kodhelin një fillestare në administrim, si Olta Xhaçka.