• |
ide | kryesore

(VIDEO) I sëmuri mendor sulmon 7 vetë në Francë, bërtiste “Allahu Akbar”

Arkiva, Planet
Screen Shot 2017-09-14 at 4.03.17 PM.png



Një person me probleme mendore, ish-pacient i një spitali psikiatrik, sulmoi me grushte shtatë persona, në qytetin Toulouse të Francës, ditën e djeshme. Teksa kryente sulmin ai është dëgjuar të bërtase “Allahu Akbar”.

Mes shtatë personave që sulmoi ishin edhe tre policë. Autoritetet ndërhynë duke e arrestuar dhe futur në makinën e policisë agresorin, i cili sërish bërtiste “Allahu Akbar”.

Një nga të prekurit nga sulmi zbulon mënyrën si agresori nisi sulmin.

“Ishim duke biseduar në rrugë kur ai filloi të na sulmojë. Ai fillimisht e sulmoi djalin tim dhe më pas vajzën”, u shpreh ai.

Të lënduarit u dërguan në spital për kujdes mjekësor, pas grushteve të shumta që hodhi i sëmuri i liruar në muajin prill nga spitali. /LAPSI.AL/