• |
ide | kryesore

FOTO+VIDEO/ Ekspertët në dilemë: Ç’është kjo monstër që nxori nga deti uragani Harvey

Arkiva, Planet
PAY-PNSEABEAST01nu.jpg



Një monstër misterioze mbeti në brigjet e Teksasit pas largimit të uraganit Harvey. Ekspertët kanë mbetur të habitur pasi bëhet fjalë për një krijesë për të cilën nuk kanë pasur dijeni më parë. Disa sugjerime janë se ajo mund të jetë një ngjalë gjigante, citon lapsi.al. Imazhet e lësaj krijese u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale pasi u postuan nga një anëtar i Shoqatës Kombëtare Audubon që zbuloi kafshën e çuditshme. Menaxherja e grupit Preeti Desai tha se ishin në breg për të verifikuar dëmet e uraganit kur panë krijesën e çuditshme. Biologët që kontaktuan nuk dhanë një përgjigje ndaj vendosën që fotot t’i hedhin në rrjetet sociale për të marrë sa më shumë mendime. Pergjigjet më të shumta janë per nje ngjalë, ose një gjarpër deti. Megjithatë nuk kanë munguar edhe spekulimet pasi ka pasur edhe nga ata që mendojnë se kjo është një qenie jashtëtokësore./lapsi.al/

Image result for monster sea harvey Image result for monster sea harvey Image result for monster sea harvey